TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2025, 18:52

U përfol për një shkarkim të mundshëm, Reali i bën dhuratën më të bukur Çabi Alonsos në 44-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Pamfleti

U përfol për një shkarkim të mundshëm, Reali i bën

Reali i Madridit mbetet plotësisht i bindur se Çabi Alonso është figura qendrore e projektit të ri, duke e vendosur trajnerin bask mbi çdo emër të madh të skuadrës.

Edhe pse tre rezultatet e fundit kanë ngushtuar diferencën në krye të La Ligës në vetëm një pikë dhe kanë sjellë humbjen e parë të të bardhëve në Europë këtë sezon, mbështetja për Alonson nuk ka lëvizur asnjë centimetër.

Në Valdebebas, askush nuk vë në dyshim se Alonso — për të cilin klubi investoi shumë verën e kaluar — është profili ideal për të udhëhequr një projekt afatgjatë. Skuadra mbetet ende në garë të plotë për dy objektivat kryesorë: La Ligën dhe Champions League, ndërsa Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit do të zhvillohen në vitin 2026.

Pengesa e fundit erdhi më pak se 24 orë më parë, me lajmin se Vinicius Zhunior e kishte informuar klubin se nuk do të rinovonte kontratën e tij për sa kohë që tensionet me trajnerin bask vazhdonin.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/revolta-e-lojtareve-xabi-alonso-drejt-largimit-nga-stoli-i-real-madrid-i309238

Dhe nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh se disa gjeste nga trajneri ndaj brazilianit, i cili nuk i priti mirë (si zëvendësimi në El Clásico), kanë ngritur dyshime rreth aftësisë së tij për të menaxhuar një skuadër plot me yje.

Vini, Valverde, Kamavinga, Rodrigo dhe Belingam , ndër të tjerë, po shfaqen si udhëheqës të një revolte që duket se do të përfundojë me largimin e trajnerit nga stoli së shpejti, veçanërisht pasi hierarkia e klubit po mban anën e lojtarëve dhe i kushtoi pak vëmendje, kur ai kërkoi nënshkrimin e Martin Zubimendit , dëshira e tij e vetme e verës.

Alonso mbushi ditë e sotme 44 vjeç dhe nuk mund të kishte dhuratë më të bukur për ish-yllin madrilen në ditën e tij të lindjes.

çabi alonso reali i madridit

Lini një Përgjigje