TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 16:11

“Me djersë dhe gjak”, Agim Zeka reagon pas ftesës në kombëtare: Do të përfaqësoj vendin tim!

Shkruar nga Pamfleti

“Me djersë dhe gjak”, Agim Zeka reagon pas ftesës në

Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur.

Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve. Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën.

Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj vendin tim!”, shkruan Zeka.

agim zeka sulmuesi i partizanit

Lini një Përgjigje