TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shtator 2024, 15:48

Momente tmerri për sulmuesin e Napolit, grabitet me armë në kokë pas ndeshjes me Parmën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Momente tmerri për sulmuesin e Napolit, grabitet me armë në

Eksperienca e David Neres te Napoli ka nisur pozitivisht në fushë, por jo aq mirë jashtë saj. Braziliani, i cili luajti 21 minuta në sfidën e fituar 2-1 ndaj Parmës, u grabit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Neres dhe bashkëshortja e tij përjetuan momente tmerri, pasi grabitësit i thyen xhamin e furgonit me të cilin po kthehej në hotel.

Më pas ata i drejtuan armën në fytyrë futbollistit duke i vjedhur një orë luksoze. Sipas mediave italiane ishin dy persona që kryen grabitjen e orës me vlerë 100 mijë euro.

Momente tmerri për sulmuesin e Napolit, grabitet me armë në

Pas incidentit Neres denoncoi ngjarjen në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat, pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur.

Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale për faktin se futbollisti nuk ndaloi t’i përshëndeste.

David do të donte t’u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë”, shkroi ajo.

david neres sulmuesi i napolit

Lini një Përgjigje