
Eksperienca e David Neres te Napoli ka nisur pozitivisht në fushë por jo aq mirë jashtë saj. Braziliani, i cili luajti 21 minuta në sfidën e fituar 2-1 ndaj Parmës, u grabit menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
Neres dhe bashkëshortja e tij përjetuan momente tmerri, pasi grabitësit i thyen xhamin e furgonit me të cilin po kthehej në hotel.
Më pas ata i drejtuan armën në fytyrë futbollistit duke i vjedhur një orë luksoze. Sipas mediave italiane ishin dy persona që kryen grabitjen e orës me vlerë 100 mijë euro.
Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale për faktin se futbollisti nuk ndaloi ti përshëndeste. “David do të donte t'u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë".
Lini një Përgjigje