
Partizani ka mposhtur Teutën me shifrat 2-0 në “Niko Dovana”.
Goli i parë i sfidës erdhi nga Arinaldo Rrapaj në minutën e 59. Ndërsa në minutën e 89, Kristian Mba vulosi fatin e ndeshjes
Në këtë sfidë përveç trajnerit Veselinoviç debutuan edhe futbollistët Rrok Toma me Mateo Shanaj, afrime të ditëve të fundit te të dyja skuadrat.
Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Teuta mbetet me 3 pikë.
Skënderbeu arriti fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në Korçë.
Shkodranët luajtën me 10 lojtarë prej minutës së 25, kur Dodaj u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të gabuar ndaj Vangjelit. Për golin e triumfit mendoi sulmuesi Bismark, i cili në minutën e 84, u zhbllokua duke gjetur rrugën e rrjetës. Një gol me mjaft vlera për korçarët që ngjiten në kuotën e 4 pikëve.
Ndërkohë në krahun tjetër për Vllazninë kjo ishte disfata e parë në 3 javë, pas një fitoreje dhe një barazimi.
Lini një Përgjigje