
Mançester Siti ka mposhtur në transfertë Uest Hemin me shifrat 3-1.
10 minuta mjaftuan skuadrës së Guardiolës për të kaluar në avantazh me të zakonshmin Haaland, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes dhe nuk fali.
Vendasit reaguan duke barazuar përkohësisht rezultatin në minutën e 19 falë një autogoli të Dias.
Megjithatë, Siti u rikthye në avantazh në minutën e 30 me një predhë të vërtetë të sulmuesit norvegjez.
Spektakli i Haland vazhdoi edhe në pjesën e dytë.
Norvegjezi realizoi edhe golin e tretë për “Qytetarët” në minutën e 83, duke u bërë lojtari i parë që realizon tregolësh në dy nga tri ndeshjet e para të kampionatit pas Paul Jewell me Bradford më 1994-1995.
Gjithashtu, në 69 ndeshje të luajtura me Sitin në Premier Ligë, Haland ka shënuar 70 gola.
Lini një Përgjigje