TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2024, 19:46

Barcelona dhuron spektakël në shtëpi, Hansi Flik rishkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona dhuron spektakël në shtëpi, Hansi Flik rishkruan

Barcelona e Hansi Flik ka marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje të luajtura në La Liga. Një fitore e frikshme për blaugranat, të cilët kanë mundur 7-0 në shtëpi Vajadolidin. Spanjollët siguruan 3 pikët që në pjesën e parë, e cila u mbyll në avantazh 3-0.

Rafinja zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20 me një finalizim të bukur dhe katër minuta më vonë Levandovski dyfishoi avantazhin pas një asisti të JYamal.

Në fundin e pjesës së parë erdhi goli i tretë i shënuar nga Kunde pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë. Dominimi i katalanasve vazhdoi në pjesën e dytë dhe solli katër gola të tjerë.

Rafinja kompletoi tregolëshin e tij në minutat 64 dhe 72 me asistet që erdhën nga Levandovski dhe Jamal, Olmo çoi shifrat në 6-0 në minutën e 83 dhe Torres realizoi dy minuta më vonë pas një asisti të Rafinjas.

Me fitoren e sotme, Hansi Flik është bërë trajneri i parë i Barcelonës që fiton të katër ndeshjet e para të La Ligës pas Ernesto Valverde (shtatë fitore në shtatë në sezonin 2017-2018).

barcelona real vajadolid la liga

Lini një Përgjigje