TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2024, 19:03

Nuk ka fitues në Kurbin, Laçi dhe Bylis shtrëngojnë duart

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në Kurbin, Laçi dhe Bylis shtrëngojnë duart

Sfida mes Laçit dhe Bylisit e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” është mbyllur në barazim. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 0-0.

Pavarësisht disa rasteve të pakta, asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Rastet për gol ishin me pikatore nga të dyja kampet, me repartet ofensive që nuk ishin aspak produktive.

Në këtë mënyrë, Laçi dhe Bylis marrin nga 1 pikë. Ballshiotët shkojnë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa kurbinasit nuk e kanë shijuar ende fitoren dhe mbeten në kuotën e 2 pikëve.

 

bylis laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje