TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2024, 16:49

Përcaktohet kalendari i plotë i Champions League, nis me superduelet Mançester Siti-Inter dhe Milan-Liverpul

Shkruar nga Pamfleti

Përcaktohet kalendari i plotë i Champions League, nis me superduelet

Champions League detajoi të gjitha ditët dhe oraret e ndeshjeve të fazës së ligës, (ish-faza e grupeve).

Sipas formatit të ri, në minikampionatin me 36 skuadra, çdo klub do të luajë 8 ndeshje, me kundërshtarë të ndryshëm. Java e parë e fazës së ligës do të jetë e ndarë në tre ditë, 17 , 18 dhe 19 shtator.

Në datën 17 shtator, në orën 18:45 do të luhen dy takime Jang Boys-Aston Vila dhe Juventus-PSV Einthoven. Në orën 21: 00 luhen katër sfida të tjera, teksa spikat superdueli mes Milanit dhe Liverpulit në San Siro, por edhe Real Madrid vs Shtutgart, Bajern-Dinamo Zagreb, dhe Sporting Lisbonë-Lilë.

Përcaktohet kalendari i plotë i Champions League, nis me superduelet

Të mërkurën më 18 shtator vijon kalendari i javës së parë të fazës së liges me 6 takime të tjera ku dueli me spektakolar është ai i orës 21:00 mes Mançester Sitit dhe Interit.

E veçanta e javës së parë të fazës së ligës është se do të ketë ndeshje edhe ditën e enjte më 19 shtator, ndryshe nga tradita e dekadave të fundit ku takimet luheshin të martën dhe të mërkurën. Te duelet e datës 19 shtator spikasin Monako-Barcelona dhe Atalanta-Arsenal.

Në vazhdim në javët e tjera të fazës së ligës në Champions League spikasin ndeshjet Real Madrid-Milan në datë 5 nëntor ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”, apo Inter- Bajern Mynih më 10 dhjetor në “San Siro”.

Interesante edhe përballja e 11 dhjetorit në Torino mes Juventusit dhe Mançester Sitit. Ndeshjet e fazës së ligës të Champions League luhen deri më 30 janar të vitit 2025.

Përcaktohet kalendari i plotë i Champions League, nis me superduelet

 

champions league kalendari

Lini një Përgjigje