TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2024, 22:07

Aventurë e re për Nedim Bajramin, “fantazisti” kuqezi transferohet pranë klubit legjendar në Skoci

Shkruar nga Pamfleti

Aventurë e re për Nedim Bajramin, “fantazisti” kuqezi

Fantazisti i Kombëtares dhe Sassuolos, Nedim Bajrami është pranë kalimit te Rangers në kampionatin skocez të futbollit.

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka treguar se Nedim Bajrami është shumë afër transferimit tek klubi ikonik Rangers për 4 milionë euro. Bajrami duket se nuk do jetë më pjesë e Serie B, duke ndryshuar totalisht ambient.

“Është drejt përfundimit por ende nuk ka mbaruar. Ne po punojmë në të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Carnevali.

Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022, ndërsa ka shënuar katër gola në 49 ndeshje me fanellën e tyre.

Bajrami mori vëmendjen e shumë klubeve pas performancës fantastike në Europian dhe rekordit të vendosur me golin më të shpejtë në historinë e këtij kompeticioni, pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë.

Lini një Përgjigje