
Beshiktashi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 5-1 në duelin e kthimit ndaj Luganos, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Europës. Protagonistë në këtë përballje u shndërruan Milot Rashica dhe Ernest Muçi.
Rashica u aktivizua titullar, teksa në minutën e 70, asistoi për golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva. Ndërsa Muçi e nisi sfidën nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66.
Talenti shqiptar mundi të linte gjurmë në këtë duel, teksa në minutën e 92, “flirtoi” me golin, teksa gjuajtja e tij në hyrje të zonës, u ndal nga portieri kundërshtar dhe u shndërrua në asist për Uçan, i cili vulosi shifrat përfundimtare në 5-1.
Lini një Përgjigje