TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2024, 20:05

Astana kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës me përmbysje të çmendur, ish-sulmuesi i Skënderbeut realizon dopietë

Shkruar nga Pamfleti

Astana kualifikohet në grupet e Ligës së Konferencës me

Astana e Nazmi Gripshit dhe dy ish-sulmuesve të Skënderbeut, Çarls Çinedu dhe Frenklin Ahanonu, arriti një përmbysje të çmendur ditën e sotme duke siguruar grupet e Ligës së Konferencës. Kampionët e Kazakistanit ishin mposhtur në duelin e parë me rezultatin 2-0, ndërsa në kthim triumfuan 3-0, duke arritur një fitore emocionues.

Hero padyshim u bë ish-sulmuesi i Skënderbeut Çarls Çinedu, i cili realizoi dopietë, ndërkohë që protagonist gjithashtu ishte edhe Nazmi Gripshi, i cili në minutën e 81-të dha një krosim të mrekullueshëm për Çinedu që shënoi golin e dytë. 

astana liga e konferencës

Lini një Përgjigje