
Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Emir Sahiti do të jetë lojtari i ri i skuadrës gjermane të Hamburgut.
Sipas medias kroate Index.hr, klubet kanë arritur marrëveshje mes tyre, dhe Sahiti pasdite do të fluturojë drejt Gjermanisë, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe zyrtarisht do të kompletohet transferimi.
Hajduku do të përfitojë 1.2 milionë euro për 25-vjeçarin nga Kosova, nga të cilat 20% i takojnë ish-klubit të tij, Rabotnicki nga Maqedonia e Veriut.
Kjo nuk është hera e parë që Hamburgu kërkon Sahitin. Gjermanët ofruan tre milionë euro dy vjet më parë, por ish-presidenti Luksha Jakobusiç dhe ish-drejtori sportiv, Mindaugas Nikolicius kërkuan 4.5 milionë euro.
Sahiti ka luajtur 121 ndeshje për ekipin e parë, ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 16 herë, teksa ka fituar dy herë Kupën e Kroacisë.
Lini një Përgjigje