
Te Drita e Gjilanit besonin fortë te përmbysja e çmendur ndaj Legias së Varshavës, pas disfatës 2-0 në ndeshjen e parë, por mrekullia nuk ndodhi, pasi në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ishte sërish skuadra polake ajo që triumfoi me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Pekhart në minutën e 90+1’.
Në këtë përballje te Legia u aktivizua edhe mesfushori Celhaka, i cili hyri në fushë në minutën e 84, kur rezultati ishte 0-0.
Vlen të theksohet fakti se Drita mbeti me 10 lojtarë në minutën e 77, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të kapitenit Ron Broja.
Kësisoj Legia e Varshavës kualifikohet për në grupet e Ligës së Konferencës, ndërkohë që Drita e mbylli këtu aventurën Europiane.
Lini një Përgjigje