TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2024, 20:28

Nga U-19 tek ekipi i parë, mesfushori i kombëtares firmos për 3 vite me Partizanin

Shkruar nga Pamfleti

Nga U-19 tek ekipi i parë, mesfushori i kombëtares firmos për 3

Tedi Malaj ka firmosur për 3 vite me Partizanin. Mesfushori i Akademisë spikati me moshat në sezonin e kaluar, për këtë i është besuar kontratë me ekipin e parë.

Kujtojmë se Malaj është pjesë e Kombëtares U-19. Kështu pritet që në të ardhmen të ketë një peshë të rëndësishme për skuadrën.

Statusi i Partizanit në Facebook:

Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me Tedi Malaj. Mesfushori premtues tashmë do të jetë pjesë e organikës së ekipit të parë pas eksperiencës me ekipin U-19. Malaj njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë kombëtar U-19 është një tjetër afrim cilësor i kësaj moshe, teksa ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare. Lojtari është prezantuar sot zyrtarisht në ambientet e stadiumit "Arena e Demave"

tedi malaj mesfushori i kombëtares u-19 partizani

Lini një Përgjigje