
Armando Broja duket se ka goditur në minutat e fundit të merkatos. Pas vështirësive për të gjetur një klub, sulmuesi shqiptar thuhet se do të mbetet në Premierligën angleze. Sipas mediave britanike, pritet kalimi te Evertoni. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje për 30 milionë euro.
Pas dështimit të marrëveshjes me Ipsuiçin, skuadrën me të cilën u negociua për gati 2 javë, në momentet e fundit u vendos që Broja të huazohet te Evertoni.
Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i bashkëpunimit.
Drejtori i futbollit të Evertonit, Kevin Thelwell, tha: “Duke monitoruar udhëtimin e Armandos për disa vite, jemi shumë të kënaqur që kemi mundësinë ta marrim atë në klubin tonë. Armando është ende një lojtar i ri, por që ka krijuar tashmë përvojë mbresëlënëse. Po flasim për një sulmues që ne mendojmë se ka shumë më tepër potencial se sa ka treguar deri tani”.
Lini një Përgjigje