
Elseid Hysaj është bërë çështje te Lacio dhe shumë është folur për largimin e mbrojtësit kuqezi. Shumë media italiane kanë bërë me dije se futbollisti shqiptar është jashtë planeve të klubit, por Lacio në fakt nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete për Hysajn.
Shpesh është thënë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit që të largohet, por duke qenë se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për të, e ardhmja e tij është në dyshim.
Së fundmi gazetari i njohur italian, Nikolo Shira, përmes një postimi në profilin “X”, bën të ditur se Hysaj mund të qëndrojë në skuadër të paktën deri në janar dhe do të ripërfshihet me grupin.
Elseid #Hysaj could stay at #Lazio and he could be re-included in Lazio’s First Team. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 30, 2024
Lini një Përgjigje