
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka rënë pre e një kërcënimi. Pesë persona, ku mes tyre, Nazmi Selmani, mësohet se kanë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj kreut të FSHF-së, mbrëmjen e djeshme.
Nazmi Selmani është president i klubit të futbollit, Iliria që militon në Kategorinë e Dytë. Vlen të theksohet fakti se Brajan dhe Santiago Selmani janë futbollistë të Ilirisë, si dhe djemtë e presidentit, Nazmi Selmani.
Pas mbërritjes së mesazheve kërcënuese rreth orës 21:30 të mbrëmjes së djeshme, autorët kanë shkuar më tej duke shkuar pranë banesës së Dukës rreth orës 22:30. Ky veprim ka detyruar numrin një të FSHF-së që të bëjë kallëzim pranë autoriteteve policore, të cilat kanë nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Shkak për kërcënimin dyshohet se është bërë publikimi i listës së grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit, listë e cila duket se nuk ka kënaqur pritshmërinë e shtetasve në fjalë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje