
Zbardhen mesazhet kërcënuese në drejtim të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Mësohet se, Presidenti i Ilirisë së Fushë Krujës, Nazmi Selmani në mesazhin kërcënues i është drejtuar numrit një të FSHF-së me fjalët: “…..pyte nonen e kalamajve tuj, pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”

5 persona u vendosën në pranga ditën e sotme pasi kishin kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Motivi kishte të bënte me faktin se Presidenti i KF Iliria, Nazmi Selmani, e ka kërcënuar Dukën, pasi nuk i ka marrë djalin në Kombëtare.
Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.
Kujtojmë se, Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi kërcënuan me sms për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, i cili është president i klubit të futbollit, Iliria. Selmani ka kërcënuar me sms rreth orës 21:30 minuta të së premtes Armando Dukën.
Mësohet se perveç sms-ve, disa prej personave të arrestuar në mënyrë demonstrative kanë shkuar të banesa e Dukës.
Autorët kanë shkuar më tej duke shkuar pranë banesës së Dukës rreth orës 22:30. Ky veprim ka detyruar numrin një të FSHF-së që të bëjë kallëzim pranë autoriteteve policore, të cilat kanë nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Në përfundim të hetimeve, Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të pesë shtetasve; Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani, ky i fundit president i klubit të futbollit, Iliria.
Shkak për kërcënimin dyshohet se është bërë publikimi i listës së grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit, listë e cila duket se nuk ka kënaqur pritshmërinë e shtetasve në fjalë.
Lini një Përgjigje