TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Gusht 2024, 20:26

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të arrestuarve

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të

Personat që shihni në foto janë katër nga pesë të arrestuarit nga Policia e Durrësit në lidhje me kërcënimin e kreut të FSHF-së Armando Duka.

Motivi kishte të bënte me faktin se Presidenti i KF Iliria, Nazmi Selmani, e ka kërcënuar Dukën, pasi nuk i ka marrë djalin në Kombëtare.

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.

Kujtojmë se, Policia e Durrësit ka vënë në pranga pesë persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë, pasi kërcënuan me sms për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të

Një prej të arrestuarve është Nazmi Selmani, i cili është president i klubit të futbollit, Iliria. Selmani ka kërcënuar me sms rreth orës 21:30 minuta të së premtes Armando Dukën.

Autorët kanë shkuar më tej duke shkuar pranë banesës së Dukës rreth orës 22:30. Ky veprim ka detyruar numrin një të FSHF-së që të bëjë kallëzim pranë autoriteteve policore, të cilat kanë nisur menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të

Në përfundim të hetimeve, Policia ka bërë të mundur vënien në pranga të pesë shtetasve; Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani, ky i fundit president i klubit të futbollit, Iliria.

Shkak për kërcënimin dyshohet se është bërë publikimi i listës së grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit, listë e cila duket se nuk ka kënaqur pritshmërinë e shtetasve në fjalë.

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.

Kërcënuan me SMS Armand Dukën, publikohen fotot e të

 

armand duka presidenti i fshf

Lini një Përgjigje