
Mario Mitaj luajti sot titullar tek Al Itihad, që barazoi me rezultatin 4-4 ndaj Al Khalej. Ishte një mrekulli kjo ndeshje për ekipin e mbrojtësit shqiptar, që në përfundim të 47 minutave e pa veten në disavantazhin e katër golave.
Vetë Mitaj tundi rrjetën në minutën e 96 duke bërë mjaft mirë në zonën kundërshtare. Ekipi i tij mori zemër, ndërsa me golin tjetër më pas arriti të dilte me 1 pikë nga transferta e vështirë.
Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë, ndërsa Al Itihad luajti me 10 lojtarë nga minuta e 32 pas daljes së Fabinjos me karton të kuq. Mitaj ka fituar besimin e trajnerit Konseisao, që e aktivizoi sërish si titullar në kampionat.
Lini një Përgjigje