TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 17:47

Degjeneron futbolli në Kosovë, dy tifogrupet kërkojnë përplasjen në rrugë pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Degjeneron futbolli në Kosovë, dy tifogrupet kërkojnë

Vushtria dhe Trepça u përballën sot në sfidën e vlefshme për Ligën e Parë të Kosovës. Vushtria fitoi me rezultatin 4-1 dhe mbetet në krye, duke u konfirmuar si pretendenti kryesor për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Para fillimit të kësaj sfide në Vushtri ishin paralajmëruar tensione të dy tifogrupeve respektive. “Forca” e Vushtrisë dhe “Torçida” e Trepçës. Këta të fundit udhëtuan në transfertën e kësaj të shtune, por u ndaluan nga policia për të mos vazhduar më tej.

“Torçida” nuk ia doli që të ishte e pranishme në ndeshje. Më pas tifogrupi vendës tentoi që të përplasej në rrugë, por policia ndodhej aty. Policia ndërhyri dhe po ashtu kishte arrestime.

vushtria trepça liga e parë e kosovës

1 Komente

  1. T
    Toni Hutuar

    Qeni nuk lka nevoje per breke se eshte qen. Sikur Shqiptaret te ishin trima te forte do kishin pushtuar Europen e Azine por ja qe jane qener rrugesh e zihen me njeri tjetrin per nje kocke qe nuk vlen.

    Lini një Përgjigje