TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2026, 21:48

Marash Kumbulla detyrohet të largohet nga stërvitja, e pabesueshme ajo që po ndodh me mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla detyrohet të largohet nga stërvitja, e pabesueshme ajo

Marash Kumbulla po përballet me një periudhë të vështirë te Majorka, ku problemet fizike po e pengojnë të gjejë vazhdimësinë e dëshiruar. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e fundit, pasi ka ndier një shqetësim në kofshë.

Kumbulla u afrua nga klubi spanjoll si një investim për formacionin titullar, pas paraqitjeve pozitive me Espanjolin gjatë sezonit të kaluar. Megjithatë, deri më tani, pritshmëritë nuk janë përmbushur.

Që nga nisja e sezonit, 24-vjeçari ka zhvilluar vetëm nëntë paraqitje në total, duke përfshirë ndeshjet e kampionatit dhe ato të Kupës së Mbretit. Problemet fizike kanë ndikuar drejtpërdrejt në aktivizimin e tij, duke e lënë jashtë fushave për disa javë.

Ai u rikthye në stol në përballjen ndaj Barcelonës, pas një mungese dyjavore, por situata e fundit ngre pikëpyetje për gatishmërinë e tij në ndeshjen e radhës. Sfida e kësaj të diele ndaj Real Betis mund të shënojë një tjetër mungesë për mbrojtësin shqiptar, nëse shqetësimi në kofshë rezulton më serioz se sa pritej.

Mbetet për t’u parë nëse stafi mjekësor i Majorkës do ta rikthejë në dispozicion për ndeshjen e fundjavës apo nëse Kumbulla do të duhet të presë sërish për të fituar minuta në fushë.

marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares majorka

Lini një Përgjigje