TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 20:38

Mançester Siti nuk dorëzohet për titullin në Premier Ligë, “qytetarët” mposhtin bindshëm Brentfordin dhe i bëjnë presion Arsenalit

Shkruar nga Pamfleti
Mançester Siti nuk dorëzohet për titullin në Premier
mançester siti

Mançester Siti është rikthyer te fitorja në Premier Ligë, pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Evertonit në javën e kaluar. “Qytetarët” triumfuan 3-0 ndaj Brentfordit në stadiumin “Etihad”, në sfidën e vlefshme për javën e 36-të të kampionatit anglez.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola hasi vështirësi për të zhbllokuar rezultatin, pavarësisht dominimit gjatë pjesës më të madhe të takimit. Goli i avantazhit erdhi vetëm në minutën e 62-të, kur Zheremi Doku realizoi një supergol me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.

“Qytetarët” siguruan më tej fitoren në minutën e 75-të me Erling Haland. Sulmuesi norvegjez u tregua i saktë pranë portës, duke dërguar topin në rrjetë pas një asisti të Antoin Semenjo.

Në minutat shtesë, Omar Marmush vulosi rezultatin përfundimtar 3-0, duke kompletuar një mbrëmje pozitive për kampionët në fuqi.

Pas kësaj fitoreje, Mançester Siti renditet në vendin e dytë me 74 pikë, vetëm dy më pak se Arsenali kryesues. Të dy skuadrat kanë ende nga tri ndeshje për të zhvilluar deri në fund të sezonit. Arsenail do të luajë nesër në transfertë ndaj Uest Hemit.

mançester siti brenford premier liga

Lini një Përgjigje