TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2023, 17:09

Luçiano Spaleti merr drejtimin e Italisë, nesër zyrtarizimi i ish-teknikut kampion në stolin e “Axurrëve”

Shkruar nga Pamfleti

Luçiano Spaleti merr drejtimin e Italisë, nesër zyrtarizimi i

Roberto Mançini dha dorëheqjen nga kombëtarja italiane vetëm pak ditë më parë, teksa tashmë Luçiano Spaleti pritet të marrë vendin e tij. Federata Italiane e Futbollit pritet që ditën e nesërme të zyrtarizojë ish-timonierin e Napolit në stolin e kombëtares.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Spaleti do të takohet ditën e sotme me Presidentin e FIGC-së, Gabriele Gravina për të kompletuar kështu edhe gjërat mes tyre.

Prezantimi i trajnerit kampion do të bëhet në një konferencë për shtyp. Mbetet ende e paqartë se si do të zgjidhet “ngërçi” 2.6 milionë euro që kërkon Presidenti i Napolit si tarifë për 64-vjeçarin.

luçiano spaleti ish-trajneri i napolit kombëtarja e italisë

Lini një Përgjigje