
Jasir Asani është padiksutim një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, por edhe të ekipit Guangzhu FC në Korenë e Jugut. Sulmuesi ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, duke ngushtuar përkohësisht shifrat në sfidën ndaj Inçeon.
Ish-lojtari i Partizanit ka shënuar një gol “alla” Mesi nga goditja e dënimit. Asani gjuajti direkt në portë, duke bërë që topi të përfundonte në fundin e rrjetës. Portieri kundërshtar e pati të pamundur të priste këtë gjuajtje, duke bërë që shifrat të ngushtoheshin në 2-1 në minutën e 79.
Një pikë e rëndësishme për skuadrën e Asanit, që renditet në vendin e katërt pas 27 ndeshjesh.
Kujtojmë se ky është goli i 6 për Asanin me fanelën e skuadrës nga Koreja e Jugut, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.
Lini një Përgjigje