
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “Elbasan Arena”. Partizani ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 përballë Valmieras dhe janë gati të futen në histori në këtë verë evropiane.
Të kuqtë gjetën golin e vetëm të këtij 45 minutëshi në minutën e 21. Tedi Cara ktheu në gol një penallti të dyshimtë.
“Demat” patën rastin të zhbllokonin ndeshjen në minutën e 15. Rrapaj hyri në zonë nga e majta dhe u shfaq para portierit, por vetëm ndërhyrja e Diop i hoqi mundësinë për të dërguar topin në rrjetë.
Në fazën "play off", Partizani do të përballet me humbësin e çiftit, Ludogorets-Astana. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me fitoren e kazakëve me rezultatin 1-2.
Lini një Përgjigje