
Ballkani ka triumfuar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Linkolnit duke kaluar në fazën play-off të Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka në favor të Ballkanit. Dueli u zhbllokua në minutën e 48 falë një supergoli të Korenicës. Më pas Kuç dyfishoi shifrat në minutën e 64. Ndërsa vendasit shkurtuan diferencën në të 66′.
Kështu kampionët e Ilir Dajën kalojnë në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 1-5.
Në fazën "play off", Ballkani do të ndeshet me humbësin e çiftit BATE Borisov-Sherif Tiraspol. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me fitore e thellë të ekipit moldav me rezultatin 5-1.
Lini një Përgjigje