
Partizani kualifikohet në “play off-in” e Ligës së Konferencës dhe është shumë afër të shkruajë historinë për të siguruar për herë të parë fazën e grupeve të këtij kompeticioni në këtë verë europiane.
Të Kuqtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0 përballë Valmieras në “Elbasan Arena”. Të kuqtë gjetën golin e vetëm të këtij 45 minutëshi në minutën e 21. Tedi Cara ktheu në gol një penallti të dyshimtë.
“Demat” patën rastin të zhbllokonin ndeshjen në minutën e 15. Rrapaj hyri në zonë nga e majta dhe u shfaq para portierit, por vetëm ndërhyrja e Diop i hoqi mundësinë për të dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Eros Grezda nuk arriti të shënonte i vetëm përballë portierit.
Në minutën e 61, portieri i Partizanit Pano Qirko i “mohoi” golin e barazimit Valmieras.
Në minutën e 81, Valmiera iu afrua golit të barazimit, por fati ishteme Partizanin.
Në fazën "play off", Partizani do të përballet me Astanën. Skuadra kazake u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga Ludogorets. Në takimin e parë miqtë kishin fituar me rezultatin 2-1 në shtëpinë e tyre.
Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Astanës do të luhet më 24 gusht në Kazakistan, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 31 gusht në kryeqytet.
Lini një Përgjigje