
Kualifikim dramatik, Lexhia e Varshavës i falet Ernest Muçit. Talenti shqiptar u fut nga stoli në minutën 90+4 në duelin ndaj Austrisë së Vjenës, duke shënuar golin e 3-5 në minutën e 90+10.
Ndeshja ishte 3-4 në minutën e 100 rezultat që do sillte shtesën, pasi ndeshja e parë ishte fituar 2-1 nga austriakët, por shqiptari që kishte vetëm 6 minuta në lojë arriti të shënonte një gol mjaft të rëndësishëm.
Një super Muçi që po tregon vlerat e tij dita-ditës. Me këtë gol talenti i Kombëtares kualifikoi ekipin e tij në fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje