
Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro është kualifikuar për herë të parë në fazën “play off” pas humbjes 2-1 me Hesperanzh në Luksemburg.
Maqedonasit mbetën me 10 lojtarë, pasi në minutën e 15, Radeski u ndëshkua me karton të kuq. Ndërsa pas 2 minutash Ibraimi kaloi në avantazh ekipin e tij. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit të Duros.
Në pjesën e dytë miqtë patën disa raste, por nuk arritën të finalizonin. Ndërsa vendasit arritën të rikthenin baraspeshën në minutën e 70 me Gustavon. Ata kaluan në avantazh në minutën e 94.
Kështu skuadra e Duros kualifikohet në fazën “play off” me rezultatin e përgjithshëm 3-4.
Në fazën "play off", Struga do të ndeshet me islandezët e Breidablik.
Lini një Përgjigje