TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2024, 21:10

Luajti me injeksione kundër Gjeorgjisë duke sforcuar veten, Daku niset menjëherë në Romë; në dyshim sfidat e nëntorit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Luajti me injeksione kundër Gjeorgjisë duke sforcuar veten, Daku niset

Shqipëria mori një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Gjeorgjisë në Tbilisi. Sfida e vlefshme për raundin e 4 të Ligës së Kombeve përfundoi 0-1 në favor të Kombëtares sonë.

Megjithatë, Mirlind Daku ishte një nga ata lojtarët që u sforcua më së shumti, për shkak të një dëmtimi të pupallogjisë, ose më saktë muskujve poshtë barkut. “Newsport.al” ka mësuar se sulmuesi me origjinë nga Gjilani luajti kundër Gjeorgjisë me injeksione, duke sforcuar jashtë mase veten.

Daku është nisur menjëherë drejt Romës duke lënë veten në duart e fizioterapistit, Fabio, i cili më parë ka shëruar legjenda si Leo Mesi, Aleksndre Pato apo Rikardo Kaka’.

Një lajm tepër i keq ky për Dakun, Silvinjon dhe Kombëtaren shqiptare. 26-vjeçari rrezikon sfidat e nëntorit në “Air Albania”, atë kundër Republikës Çeke dhe Ukrainës.

Megjithatë aftësitë e fizioterapistit bëjnë që në stafin e Kombëtares të ketë shpresë për rikuperimin e shpejtë të sulmuesit.

Luajti me injeksione kundër Gjeorgjisë duke sforcuar veten, Daku niset

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje