TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2024, 18:56

Goditje dënimi nga këndi i pamundur dhe driblim spektakolar, Erald Çinari protagonist në Armeni (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Goditje dënimi nga këndi i pamundur dhe driblim spektakolar, Erald

Erald Çinari po bën rolin e protagonistit në kampionatin armen, ku vesh fanelën e FC Noah, një skuadre e cila pak nga pak po kthehet në emrin kryesor të futbollit në këtë vend. Sot, sulmuesi shqiptar shënoi një tjetër dygolësh në këtë edicion të kampionatit armen të cilit iu bashkua vetëm gjatë verës.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Alashkert, Çinari luante si titullar dhe la shenjë në minutat shtesë të pjesës së parë, kur për skuadrën e tij u akordua një goditje dënimi në kufijtë e zonës në një pozicion të prirët në të djathtë të zonës.

Sulmuesi nuk hezitoi që të gjuante direkt drejt portës, duke befasuar mbrojtësit e portierin që pritnin një krosim, për të çuar topin në rrjetë.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Çinari plotësoi dygolëshin e tij me një aksion ku hyri me shpejtësi në zonën kundërshtare dhe shtriu portierin, duke vulosur shifrat në 6-0 për Noah.

Çinari kishte shënuar dygolësh edhe në javën e dytë të kampionatit armen në këtë edicion.

erald çinari futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje