
Shorti për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 do të hidhet më 13 dhjetor. Sfidat e para do të luhen në mars të vitit 2025 dhe ne i presim me padurim, sepse ëndrra e Kupës së Botës është më e madhja.
Kontinenti Europian ka 16 përfaqësuese. Kualifikueset do të luhen në 12 grupe, nga të cilat kryesuesit do të shkojnë drejtpërdrejt në Botëror, ndërsa vendet e dyta do të luajnë një play-off me katër skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve.
Kosova dhe Shqipëria mund edhe të jenë në të njëjtin grup për kualifikueset, meqë Kosova është në vazon e katërt, kurse Shqipëria në vazon e tretë.
Në vazon e parë do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia. Vetëm katër kombëtare janë të sigurta në vazon e dytë: Ukraina, Turqia, Suedia dhe Uellsi.
Lini një Përgjigje