
Kanë përfunduar sfidat e fazës së 1/32 të Kupës së Shqipërisë, takime këto që u zhvilluan ditën e sotme. Ekipet “big” kanë arritur të marrin rezultate pozitive, ndërsa janë shënuar një “lumë” golash në këtë fazë.
Flamurtari, Kukësi, Erzeni, Besa, Elbasani, Bylisi, Burreli, Erzeni, Kastrioti, Korabi, Luzi, Pogradeci, Tomori, Valbona, Apolonia dhe Vora ia kanë dalë të sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Vlonjatët kanë “shkërmoqur” ekipi e Devolli, teksa kanë shënuar plot 15 gola, ndërsa Kukësi ka shënuar 6, po aq sa Vora. Nga 5 kanë shënuar Bylis dhe Korabi.
Rezultatet e ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë:
Erzeni 1-0 Naftëtari
Valbona 1-0 Besëlidhja
Elbasani 4-0 Turbina
Tomori 1-2 Iliria
Flamurtari 15-1 Devolli
Besa 4-3 Tërbuni
Apolonia 3-0 Këlcyra
Burreli 4-0 Sopoti
Kukësi 6-0 Albanët
Pogradeci 2-0 Luftëtari
Bylis 5-1 Adriatiku
Luzi 2008 5-0 Shkumbini
Vora 6-1 Gramshi
Lushnja 0-1 Oriku
Korabi 5-2 Veleçiku
Kastrioti 3-1 Butrinti
* ndeshje me eliminim direkt me një takim;
Lini një Përgjigje