Armand Duka president i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për deklaratën e ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana lidhur me bashkëpunimin me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian U-21.
Kreu i FSHF u shpreh se deklarata e Canës ishte nxjerrë qëllimisht nga konteksti nga ana e disa mediave që duan ta komentojnë negativisht.
Sipas tij ky bashkëpunim Shqipëri-Serbi do të kontribuojë pozitivisht edhe për Kosovën.
“Ka disa media që duan ta komentojnë negativisht dhe unë u tromaksa kur lexova: “e di Duka me kë ka të bëjë”? Thashë do më vritka.
Por në fakt e kishte për pabesinë e Serbisë, por konteksti u nxor për mediat. Unë i mirëpres kritikat. Padyshim që ka këndvështrime të ndryshme, por unë i ftoj që ta shohin pozitivisht, mesazhi është pozitiv. Kosovës jam shumë e sigurt që deri në 2027 do t’i kontribuojë në statusin e saj. Nuk ndryshon statusi i Kosovës me organizimin e një kampionati evropian, por ama është një gjest pozitiv, një mesazh paqeje, është një mesazh bashkëpunimi”, tha Duka për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje