TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 22:12

Shpalosën flamuj kundër Kosovës, “Dardanët” i përgjigjen çekëve dhe serbëve me shqiponjën: Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë

Shkruar nga Pamfleti

Shpalosën flamuj kundër Kosovës, “Dardanët” i

Tifogrupi që mbështet Kosovën, “Dardanët”, ka shpalosur një koreografi para ndeshjes Kosovë-Qipro. “Ëndrra e të gjithëve, realiteti ynë”, shkruhet në mesazh ndërsa qendron në mes shqiponja dykrenare në hartën e Kosovës.

Një përgjigje kjo dhe për situatat e ndodhura së fundmi. Kujtojmë se si në Çeki dhe në Serbi janë hapur flamuj me hartën e Kosovës dhe simboleve serbe.

Kosova ndërkohë po fiton 1-0 përballë Qipros. Ndeshja vlen për Ligën e Kombeve dhe djemtë e drejtuar nga Franko Foda duan triumfin e tretë radhazi.

kosova tifogrupi "dardanët"

Lini një Përgjigje