TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 19:26

Karton i kuq dhe disavantazh prej 2 golash, Kosova U-21 mbyll me humbje kualifikueset e “EURO 2025”

Shkruar nga Pamfleti

Karton i kuq dhe disavantazh prej 2 golash, Kosova U-21 mbyll me humbje

Kosova U-21 ka humbur ditën e sotme sfidën ndaj Estonisë, në kryeqytetin Talin. “Dardanët” e rinj kanë bërë një pjesë të parë amatoreske duke pësuar dy gola. Takimi u mbyll në shifrat 3-1 për shtetin baltik.

Në të dytën Avdyli shënoi për ta në minutën e 77, por ishte tepër vonë për të hyrë në atmosferën e lojës. Gjithashtu, 21 vjeçari, Yll Ibrahimi që aktivizohet me Dritën u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 70, çka e paralizoi ekipin dhe e la me 2 qendërmbrojtësa në fushë nga 3 që e nisën takimin.

Kosova priste të merrte fitoren ndaj një kundërshtari të kalueshëm por nuk ia doli dot dhe mbetet në kuotën e 12 pikëve. Me 3 pikë në xhep “Shpresat” do të kapërcenin ballkanasit e tjerë të Bullgarisë dhe do të dilnin në vend të 3 në grupin D. Edhe me humbje gjithsesi, kosovarët ruajnë pozitat e njëjta duke lënë pas vetes estonezët.

Kombëtaret e moshave të Kosovës vazhdojnë “gjumin” dhe pas një barazimi të 17-të vjeçarëve pak orë më parë, tani e kanë radhën ata pak më të rritur të U-21 që të zhgënjejnë kur të gjithë prisnin një fitore të garantuar.

kosova u-21 estonia u-21 kualifikueset e "euro 2025"

Lini një Përgjigje