
Otar Kiteishvili, mesfushori i kombëtares gjeorgjiane ka folur dhe pas përfundimit të takimit të humbur me Shqipërinë për llogari të mediave vendase. I njëjti futbollist disa ditë më parë ishte shprehur se i trembej kuqezinjve dhe nuk dëshironte që kombëtarja e tij të gabonte si me Ukrainën.
Mirëpo, kjo frikë e një dështimi ka rezultuar një parashikim i vërtëtë nga gjeorgjiani.
“Ky grup diti të jetë shumë i ekuilibruar. Të gjitha skuadrat janë të barabarta dhe kanë mundësi të fitojnë grupin. Ne duhet të korrigjojmë gabimet tona, të ulemi dhe të analizojmë profesionalisht çka po ndodh. Shqipëria u mbrojt kompaktësisht dhe tentoi të na sulmojë nga krahët, nga erdhi dhe organizimi i aksionit të golit. Kishim raste e nuk i shfrytëzuam ato. Pësuam gola të ngjashëm në të dy ndeshjet, sikur fati të mos ishte me ne. Shpresoj shumë që grupin t’a fitojmë në nëntor”, u shpreh 28 vjeçari.
Deklaratat e lojtarit para dhe pas ndeshjes shprehin një analizë shumë të saktë të asaj çka i druheshin gjeorgjianët dhe ndodhi të realizohej në fushën e lojës. Ata kanë lëshuar terren dhe tani nuk duken të jenë më ajo skuadra që e nisi në mënyrë spektakolare Ligën e Kombeve.
Lini një Përgjigje