TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 15:21

Egnatia kryen transferimin e bujshëm, kampionët e Superligës firmosin me mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia kryen transferimin e bujshëm, kampionët e Superligës

Egnatia ka arritur të bëjë një supergoditje në merkato, duke firmosur me mbrojtësin e kombëtares shqiptare Frederik Veselin. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi rrogozhinas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Veseli ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur deri në vitin 2026 me Egnatian. 31-vjeçari ishte lojtar i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Karagumruk në Turqi, me të cilën u aktivizua në 22 ndeshje sezonin e kaluar, 18 nga të cilat si titullar.

Egantia bën një goditje të rëndësishme, pasi Veseli, përveç se është një element luksi për Kategorinë Superiore, mund të luajë edhe në të gjitha rolet e mbrojtjes.

I formuar në moshat e Mançester Sitit dhe Mançester Junajtid, Veseli ka qenë pjesë edhe e Ipsuiç, Buri, Port Vale, Lugano, Empoli, Salernitana dhe Benevento.

Veseli ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian të luajtur në Francë në vitin 2016, teksa ai kishte marrë ofertë edhe nga Dinamo, por siç duket, projekti i Egnatias, kampiones në fuqi, e ka bindur më shumë.

Njoftimi i Egnatias:

Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.

Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

 

frederik veseli mbrojtësi i kombëtares shqiptare egnatia

Lini një Përgjigje