TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 15:43

“Fitorja erdhi si rezultat i një autokritike reale”, Sokol Kushta: Më në fund Silvinjo e kuptoi që duhej një ndryshim, asnjëherë s’është vonë

Shkruar nga Pamfleti

“Fitorja erdhi si rezultat i një autokritike reale”, Sokol

Legjenda vlonjate, Sokol Kushta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas fitores së Shqipërisë në transfertën me Gjeorgjinë. Ai shkruan se nuk ka kënaqësi më të madhe se kur fiton Kombëtarja dhe iu uron suksese për ndeshjet e ardhshme.

Ndër rreshta ish-futbollisti i Kombëtares shkruan se Silvinjo sipas tij e kuptoi më në fund se duhen disa ndryshime në ekip dhe se është shumë i lumtur që erdhi si rrjedhojë e një autokritike reale. Ndër të tjera i uron suksese ekipit për dy sfidat e nëntorit, ndaj Çekisë dhe Ukrainës që do të luhen në “Air Albania”, përkatësisht më 16 dhe 19 nëntor.

Postimi i plotë i Sokol Kushtës në Facebook:

Nuk ka kënaqësi më të madhe kur kombëtarja jonë fiton,dhe kjo kënaqesi shtohet kur vijnë si rezultat i nje autokritike reale. Kjo eshte pergjigja me e mire ndajë vehtes, dhe gjith tifozëve që i respektojnë lojtarët... më ne fund dhe Silvinjo e kuptoj qe duhej nje ndryshim ne ekip, asnjëher nuk eshte vonë per mirë. Suksese per ndeshjen me Ukrainen dhe Cekin...na beni prapë krenar...

sokol kushta ish-futbollisti i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje