TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 16:49

Anglia bën hapa përpara, në stolin e “3 luanëve” do të ulet një trajner i madh gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Anglia bën hapa përpara, në stolin e “3 luanëve”

Sky Sports” raporton se Federata Angleze e Futbollit ka përzgjedhur trajnerin e radhës dhe ai është Tomas Tuhel. Momentalisht po diskutohen kushtet e kontratës.

Njeriu i fundit tek i cili Anglia besoi, Garet Sauthgejt, ishte konsumuar tejmase me “Tre luanët” dhe Federata e ka kuptuar qartë se ai nuk mund ta rriste edhe më shumë skuadrën.

Gjermani konsiderohet trajner kalibri dhe ka fituar thuajse kudo ku ka punuar. “The Times” të hënën bëri me dije se FA ka biseduar edhe me Pep Guardiolën, por ky i fundit kishte kërkuar shumë kohë për t’u menduar.

Tuhel ka patur një ofertë konkrete edhe nga Mançester Junajtid, por në “Old Trafford” janë ende të paqartë për vendimin mbi trajnerin.

Anglia bën hapa përpara, në stolin e “3 luanëve”

tomas tuhel trajneri gjerman anglia

Lini një Përgjigje