TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 16:05

Mungesë e rëndësishme për ndeshjen ndaj Çekisë, Shqipëria pa sulmuesin për sfidën e nëntorit në Ligën e Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

Mungesë e rëndësishme për ndeshjen ndaj Çekisë,

Shqipëria nuk do të ketë në dispozicion Mirlind Dakun për ndeshjen ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve, takim ky që do luhet me 16 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.

Sulmuesi kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Gjeorgjisë, çka ka bërë që ai të plotësojë numrin e tyre.

Daku luajti 65 minuta në Çeki, ndërsa në ndeshjen me Gjeorgjinë u aktivizua 20 minuta. Futbollisti i lindur në Gjilan deri më tani numëron 8 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar një gol.

mirlind daku sulmuesi i kombëtares shqiptare ndeshja me çekinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje