
Kombëtarja e Zvicrës do të luajë sonte kundër Danimarkës në orën 20:45, ku do të jetë nën presion për të fituar pas tri humbjeve në 3 ndeshje në Ligën e Kombeve.
Por kjo do të jetë një natë emocionuese për këtë kombëtare, teksa do t’i japin lamtumirën zyrtare Xherdan Shaqiri (33 vjeç, 125 ndeshje ndërkombëtare), Fabian Sher (32 vjeç, 86 ndeshje ndërkombëtare) dhe Jan Somer (35 vjeç, 94 ndeshje ndërkombëtare).
Treshja e cila ka formuar ekipin kombëtar prej vitesh njoftuan dorëheqjen e tyre menjëherë pas përfundimit të “EURO 2024”, kompeticion ku arritën deri në çerekfinale.
Siç informon SFV, tre ish-lojtarët do të nderohen për arritjet e tyre rreth 35 minuta para fillimit në St. Gallen dhe do të marrin lamtumirën e tyre zyrtare me kombëtaren në një sfond të denjë.
Shaqiri ka luajtur 125 ndeshje për kombëtaren helvete dhe ka shënuar 32 gola e ka dhënë 34 asiste. Ai është futbollisti i vetëm zviceran që ka luajtur në shtatë turne të mëdha, nga Kupa e Botës 2010 deri në “EURO 2024”.
Lini një Përgjigje