TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 21:50

UEFA me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së, gjobitet me 41 mijë euro për incidentet e tifozëve në ndeshjet e shtatorit

Shkruar nga Pamfleti

UEFA me “dorë të hekurt” ndaj FSHF-së, gjobitet me 41

Federata e Futbollit është gjobitur me 41 250€ nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë-Shqipëri (7 shtator 2024) dhe Shqipëri-Gjeorgji (10 shtator 2024).

Vendimet e Komisionit të Etikës e Disiplinës në UEFA për ndeshjen Shqipëri–Gjeorgji:

1- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 18.000 euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit ‘Air Albania’.

2- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë

3- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.

Vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri:

1- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 6000 euro për pushtimin e fushës.

2- Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së.

uefa komisioni i etikës dhe disiplinës fshf

Lini një Përgjigje