
Kombëtarja jonë “Shpresa” ka mundur Armeninë ditën e sotme falë një autogoli të miqve. Takimi i luajtur në “Air Albania” nuk dhuroi ndonjë shfaqje goleade siç pritej me një kundërshtar që kishte mbaruar llogaritë në grup. Gjithashtu, u vu re një numër i ulët të pranishmish në shkallët e arenës kombëtare.
Shqipëria falë këtij rezultati minimal arrin në 16 pikë dhe kuotohet në vendin e katërt të klasifikimit në grupin E, që e kryesojnë ballkanasit e Rumanisë me një diferencë të dukshme nga të rinjtë tanë. U-21 –shat tanë arrijnë fitoren e tretë radhazi dhe të pestën në kualifikuese. Ata e mbyllin këtë rrugëtim me statistikat e 5 fitoreve, 1 barazimi dhe 4 humbjeve.
“Modriçi” shqiptar, Fetai u aktivizua në pjesën e dytë, pasi u alternua me një tjetër talent si Tim Civeja. Shpendi i la vendin Tomës, ndërsa minuta mori dhe Kevin Dodaj i Vllaznisë. Autogoli erdhi nga anësori i majtë i armenëve. Me karton të verdhë u ndëshkuan Frroku i mesfushës dhe Bajrami i mbrojtjes.
Rezultati:
Shqipëri 1-0 Armeni (Aventisian 57’ AG)
Renditja:
Rumania U-21 22 PIKË
Finlanda U-21 20 PIKË
Zvicra U-21 18 PIKË
Shqipëria U-21 16 PIKË
Mali i Zi U-21 7 PIKË
Armenia U-21 2 PIKË
Lini një Përgjigje