TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 21:28

Nga “parajsa” e kombëtares A, ‘Modriçi’ shqiptar me këmbë në tokë te të rinjtë kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Nga “parajsa” e kombëtares A, ‘Modriçi’

Feta Fetai kontribuoi sot në ndeshjen e “Shpresave” gjithë pjesën e dytë plus minutat shtesë. Ai u hodh në fushën e lojës në minutën e 46 për të zëvendësuar një tjetër talent si Tim Civeja. Lojtari i Lokomotivës së Zagrebit u mendua nga Bushi si një alternativë për të ndryshuar rrjedhjen e lojës.

Dhe në fakt, pas aktivizimit të Fetait në rolin e mesfushorit me 3 të tillë ai mori kontrollin dhe diçka ndryshoi. Më pas erdhi dhe ndryshimi i rezultatit. Shqipëria kaloi në avantazh dhe e ruajti për të gjithë pjesën e mbetur. Nga fundi Feta Fetai u kthye më mbrapa duke dirigjuar lojën.

Kështu, 19 vjeçari bëhet pjesë e Kombëtares u-21 që “theu” rekordin e pikëve në kualifikuese. Bie në sy, rasti i mesfushorit sepse nga grumbullimi me Kombëtaren e të rriturve, ai kaloi tek U-21 direkt dhe u aktivizua. Ndërsa, te kombëtarja A nuk gjeti hapësira edhe pse u trumbetua si një talent i jashtëzakonshëm, madje dhe nga vetë Silvinjo.

feta fetai mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje