TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 22:56

Liga e Kombeve/ Spanja fiton me goleadë dhe kualifikohet në çerekfinale, zhgënjen Portugalia; Zvicra ‘shijon’ pikën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Spanja fiton me goleadë dhe kualifikohet në

Spektakël dhe lumë golash në Ligën e Kombeve. Në Divizionin A, Polonia barazoi 3-3 me Kroacinë.

Pikë e arritur me tepër mund nga ballkanasit, të cilët për rreth 15 minuta luajtën me një futbollist më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të portierit Livakovic.

Edhe takimi tjetër i grupit përfundoi në barazim, 0-0 mes Skocisë dhe Portugalisë. Fitore e pastër 3-0 për Spanjën që nuk llogariti aspak Serbinë.

Një 3 pikësh me tepër vlera për kampionët e Europës që marrin të vetëm kreun dhe tashmë janë në raundin çerekfinal të play-off të Ligës së Kombeve drejt Botërorit 2026.

Pikën e parë e “shijoi” edhe Zvicra, 2-2 në shtëpi kundër Danimarkës. Për 90 minuta në fushë qendroi Granit Xhaka.

Portugalia, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Skocisë. Rumania mposhti me përmbysje 1-2 Lituaninë. Dueli mes Bjellorusisë dhe Luksemburgut u mbyll me shifrat të barabarta 1-1.

spanja portugalia zvicra liga e kombeve

Lini një Përgjigje