TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2024, 22:45

Kosova dhuron spektakël ndaj Qipros, “dardanët” marrin fitoren e tretë radhazi dhe ‘kërcënojnë’ Rumaninë

Shkruar nga Pamfleti

Kosova dhuron spektakël ndaj Qipros, “dardanët” marrin

Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”. Një fitore spektakolare për përfaqësuesen e Franko Fodës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje. 

Një gol “alla Kvaraskhelia” i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen, zhbllokoi sfidën në minutën e 30. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.  

Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanelën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67 në vendin e Zhegrovës. 

Ndërkohë në minutën e 88, miqtë nga Qipro shënuan golin e nderit me Sotiriu, por goli u anulua për faull në sulm. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.  

kosova qipro liga e kombeve

Lini një Përgjigje