TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Tetor 2024, 20:03

Kristjan Asllani merr lajmin e keq nga Interi, zikaltërit gjejnë zëvendësuesin e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani merr lajmin e keq nga Interi, zikaltërit gjejnë

Kristjan Asllani te Kombëtarja shqiptare është një titullar i padiksutueshëm. Paraqitjet e tij me fanelën kuqezi janë fantastike, ku ndaj Gjeorgjisë arriti të shënojë golin vendimtar të sfidës.

Por pavarësisht formës së mirë që ka me Kombëtaren, tek Interi nuk ka arritur ende të fitojë një fanelë titullari. Drejtuesit kanë nisur nga puna për gjetjen e një zëvendësuesi dhe për pozicionim që luan Asllani kanë piketuar lojtarin e preferuar sipas "Tuttomercato.web".

Kështu Adrian Bernabe, i cili luan me Parmën është në “radarin” e zikaltërve. Paraqitjet e tij me skuadrën nga Tardini kanë bërë që kampionët të nisin punën për transferimin e tij tek Interi gjatë merkatos së janarit.

Një lëvizje kjo që do të ngrinte shumë dyshime për të ardhmen e Asllanit te zikaltërit. Mesfushori shqiptar është në vitin e tretë të tij te kampionët e Italisë.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje